Politike

Sherri tek FRD-ja, Sali Shehu: Zyrat tona s’ka burrë nëne që ti marrë!

12 Mars 2021, 12:45 Nga DOSJA
Sherri tek FRD-ja, Sali Shehu: Zyrat tona s’ka burrë nëne

TIRANE- Kryetari i ri i Frymës së Re Demokratike, Sali Shehu tha se zyrat e FRD nuk do të boshatisen. Shehu u përgjigj interesit të mediave pas vizitës së Petrit Vasilit nga LSI, në seli dhe tha se:

Këto janë zyra të FRD. Nuk ka burrë nëne që ti marrë. Në fund të fundit ne jemi këtu për t’ju thënë shqiptarëve se jemi këtu për një gjë më të mirë. Kjo nuk ka ndodhur as në kohë të Enver Hoxhës. Më lejoni t’ju përshëndes dhe me Vasilin. 


Mesditën e sotme një përplasje mes policisë bashkiake dhe zyrtarëve të partisë Fryma e Re Demokratike degjeneroi në grushta, shpulla dhe sharje. Në sherr u përfshi edhe presidenti Ilir Meta i cili i thirr për ndihmë nga kryetari Sali Shehu. Sherri nisi pas një letre nga bashkia Tiranë e cila njoftonte FRD se duhet të boshatiste zyrat. Shkak sipas bashkisë për kërkesën është fakti se godina është e amortizuar dhe se FRD nuk është pronare e godinës. FRD nuk e ka pranuar këtë vendim dhe Sali Shehu thotë se është goditje politike për shkak të vendimit për të firmosur koalicion me opozitën e bashkuar, akt ky që largoi themeluesin Bamir Topi nga kjo parti. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bastisen zyrat e frd ne tirane perplasja tek frd petrit vasili sali shehu bastisen zyrat e frd ne tirane perplasja tek frd petrit vasili sali shehu

Sondazh

Poll