Politike

E quajti të alkoolizuar , zëdhënësi i Metës i përgjigjet Veliajt: O vemje! Mos e detyro Presidentin t’u bëjë thirrje q

12 Mars 2021, 12:41 Nga DOSJA
E quajti të alkoolizuar , zëdhënësi i Metës i

TIRANË– Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka kërcënuar kryebashkiakun Erion Veliaj që të mos e detyrojë kreun e shtetit që t’u kërkojë qytetarëve ta nxjerrin jashtë Bashkisë së Tiranës. Pas përplasjes fizike në të cilën Meta u përfshi gjatë bastisjes së zyrave të “Frymës se Re Demokratike” në Tiranë, kryebashkiaku Veliaj e cilësoi kreun e shtetit si një person të alkoolizuar dhe në fazë degradimi. Pak pas deklaratës së Veliajt, Blushi shkruan në rrjetin e tij social Facebook që Veliaj mos të guxojë të urdhërojë më sulme të tilla, ndryshe Meta do t’i vendosë përballë popullin. 

Mos e detyro Presidentin e Republikës t’u bëjë thirrje qytetarëve të të përzenë që sot nga Bashkia e Tiranës, si një qen rrugësh të pasterilizuar, o provokator ordiner i skizofrenit me kartelë. O vemje, mbaj shënim: 1. Nuk ke për t’i shpëtuar KURRË dënimit mbarëqytetar, as për shembjen kriminale të Teatrit Kombëtar, as për aferën e zezë sterrë të inceratorëve dhe as për shumë afera të tjera. 2. MOS GUXO MË të bësh veprime të paligjshme dhe të porositësh dhunë kundër Opozitës, se do të dorëzojmë te gjykatësi popull o horr gjirizash dhe t’i besoj e kupton mirë se çdo do të thotë kjo,”- shkruan Blushi.

Mesditën e sotme një përplasje mes policisë bashkiake dhe zyrtarëve të partisë Fryma e Re Demokratike degjeneroi në grushta, shpulla dhe sharje. Në sherr u përfshi edhe presidenti Ilir Meta i cili i thirr për ndihmë nga kryetari Sali Shehu. Sherri nisi pas një letre nga bashkia Tiranë e cila njoftonte FRD se duhet të boshatiste zyrat. Shkak sipas bashkisë për kërkesën është fakti se godina është e amortizuar dhe se FRD nuk është pronare e godinës. FRD nuk e ka pranuar këtë vendim dhe Sali Shehu thotë se është goditje politike për shkak të vendimit për të firmosur koalicion me opozitën e bashkuar, akt ky që largoi themeluesin Bamir Topi nga kjo parti. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bastisen zyrat e frd ne tirane erion veliaj tedi blushi bastisen zyrat e frd ne tirane erion veliaj tedi blushi

Sondazh

Poll