Politike

Përplasja te FRD, Vasili i përvishet Veliajt: Pis bashkiak me Mickey mouse, flliqësira e pamoralshme, maskarenj, s’na i mer

12 Mars 2021, 12:49 Nga DOSJA
Përplasja te FRD, Vasili i përvishet Veliajt: Pis bashkiak me Mickey

TIRANË- Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili shkoi sot në mesditë në mbështetje të Sali Shehut në ambientet e partisë Fryma e Re Demokratike për tu solidarizuar me të pas përplasjes me policinë. Vasili tha se bashkia nuk ka ndjekur asnjë rregull ligjor ndërsa e quajti Erion Veliajn një “pis bashkiak, flliqësirë dhe të pamoralshëm”.


“Kuptoni kush është shteti i Rilindjes. Shihni shkresën, është pa emër, pa mbiemër, vetëm pisa bashkiakë. Vetëm këta mund të duan të instalojnë një shtet të tillë, nuk fshihen dot nga humbja. Këtu janë liritë e cënuara, të prekura, një liri e palëvizshme. Këtyre lirive iu bëjmë të gjithë mbrojtjen. S’ka pis bashkiak, me mickey mouse pa mickey mouse, mi vrimash që ti marrë. Nuk ia falim këtyre flliqësirave. Jemi të gjithë bashkë, LSI, PD, FRD. Çdo parti. Nuk na dhunojnë dot këta maskarenj dhe imoralë.”-tha Vasili. 

Mesditën e sotme një përplasje mes policisë bashkiake dhe zyrtarëve të partisë Fryma e Re Demokratike degjeneroi në grushta, shpulla dhe sharje. Në sherr u përfshi edhe presidenti Ilir Meta i cili i thirr për ndihmë nga kryetari Sali Shehu. Sherri nisi pas një letre nga bashkia Tiranë e cila njoftonte FRD se duhet të boshatiste zyrat. Shkak sipas bashkisë për kërkesën është fakti se godina është e amortizuar dhe se FRD nuk është pronare e godinës. FRD nuk e ka pranuar këtë vendim dhe Sali Shehu thotë se është goditje politike për shkak të vendimit për të firmosur koalicion me opozitën e bashkuar, akt ky që largoi themeluesin Bamir Topi nga kjo parti. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bastisen zyrat e frd ne tirane perplasje tek frd petrit vasili bastisen zyrat e frd ne tirane perplasje tek frd petrit vasili

Sondazh

Poll