Aktualitet

Nuk mbyllën lojërat e fatit, policia procedon penalisht tre pronarë lokalesh

14 Shkurt 2019, 13:03 Nga DOSJA
Nuk mbyllën lojërat e fatit, policia procedon penalisht tre

Në Lushnje, Mallakastër dhe Pogradec janë evidentuar tre raste të reja të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit. 

Gjatë kontrolleve në lokale janë sekuestruar: 1 tavolinë pokeri, një sasi me chipsa, letra bixhozi, 6 tableta, 2 njësi kompjuterike, 1 monior dhe 1 printer, ndërsa janë proceduar penalisht tre persona. 

Në Lushnje u procedua penalisht L.H, 23 vjeç, ndërsa në ambientet e lokalit “Bar kafe” u sekuestruan 6 tableta dhe 1 njësi kompjuterike. Në Mallakastër u procedua penalisht N.H, 45 vjeç, pasi në ambientet e lokalit në pronësi të tij, iu gjetën 1 tavolinë bixhozi, letra dhe chipsa.

Ndërsa në  Pogradec u procedua penalisht 57-vjeçari me iniciale L.T., pasi në lokalin e tij u gjet një kompjuter, një monitor dhe një printer.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet në të gjithë vendin për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 3 raste, konkretisht në Lushnje, Mallakastër dhe Pogradec.

Tre shtetas janë proceduar penalisht për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 tavolinë pokeri, një sasi me chipsa, letra bixhozi, 6 tableta, 2 njësi kompjuterike, 1 monior dhe 1 printer të cilat përdoreshin për organizimin e lotarive të palejuara.

Në Lushnje u procedua penalisht shtetasi L.H, 23 vjeç, banues në Lushnje, pasi në ambientet e lokalit “Bar kafe” në pronësi të tij, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6 tableta dhe 1 njësi kompjuterike.

Në Mallakastër u procedua penalisht shtetasi N.H, 45 vjeç, banues në Mallakastër, pasi në ambientet e lokalit në pronësi të tij, ju gjetën 1 tavolinë bixhozi, letra dhe chipsa që shërbejnë për ushtrimin e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në Pogradec u procedua penalisht, shtetasi L.T, 57 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lokalin e tij, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale paisje që shërbejnë për llotari sportive, një kompjuter, një monitor dhe një printer.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë vendin deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. 

Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme.

Ligji për mbylljen mesnatën e 31 dhjetorit 2018, në të gjithë territorin e Shqipërisë, kazinotë elektronike, bastet sportive, sallat e bingove, bastet on line, bastet me gara në pistë, u miratua nga Parlamenti në fund të muajit tetor të vitit të kaluar. 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lojrat e fatit lushnje mallakaster pogradec procedim penal lojrat e fatit lushnje mallakaster pogradec procedim penal

Sondazh

Poll