Aktualitet

Pas denoncimit të studentes, reagon Universiteti Ekonomik: Ishte polic i armatosur, kërkojmë rritje sigurie

14 Shkurt 2019, 10:55 Nga DOSJA
Pas denoncimit të studentes, reagon Universiteti Ekonomik: Ishte polic i

Pas denoncimit të studentes se ishte ngacmuar nga një polic në ambientet e universitetit të Shkodrës ka reaguar Fakulteti Ekonomik në këtë qytet.

Fakultetit njofton se personi që ka ngacmuar studenten ishte i armatosur.  “Nuk dinim që ishte polic u informuam nga kolegët. Ateherë u njoftua dhe ministri. Pati gatishmëri nga ana e policisë. Kërkojmë rritje sigurie pasi ngacmimet kanë ndodhur 2 ditë me rradhë me datat 11 , 12 shkurt. Është cënuar integriteti i disa personave staf dhe studenteve.”, u tha në njoftim.

Një prej studentëve tregoi dje se ngjarja ka ndodhur në katin e 5-të të godinës.  “Ka ndodhur tek tualueti në katin e 5. Ka pasur ngacmime me një studente dhe një profesioreshë. Ai efektiv prej dy muajsh ndodhet në Universitet, por dy ditët e fundit u bë më problematike situata. Unë isha aty, dhe aty na e ndihmuan djemtë. Ai thjesht na devijoi nga lavamanet dhe na futi në pjesën e meshkujve pasi tualetet janë të përbashkët”, u shpreh ajo.(Lexo këtu)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ngacmimi i studentes universiteti ekonimik ngacmimi i studentes universiteti ekonimik

Sondazh

Poll