Aktualitet

Kundërshtoi nga arratia zgjatjen e hetimeve, Krimet e Rënda rrëzojnë kërkesën e Jaeld Çelës

14 Shkurt 2019, 11:17 Nga DOSJA
Kundërshtoi nga arratia zgjatjen e hetimeve, Krimet e Rënda

TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela i cili ka kundërshtuar më herët zgjatjen e hetimeve në ngarkim të tij.

Çela ankimoi zgjatjen e hetimeve të prokurorisë, afat i cili skadon në 18 shkurt.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pritet që për Çelën, prokuroria të kërkojë një tjetër zgjatje të hetimeve

Më 15 mars të vitit 2018 për ish-shefin e Policisë së Vlorës, Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë për shtyrje të hetimeve.

Çela bashkë me ish-drejtorin e postës në Dhërmi Sokol Boden dhe me Gjergji Kohila, ish- shef i Krimeve në policinë e Vlorës akuzohen se me mosveprimet e tyre kanë lejuar trafikun ndërkombëtar të drogës të udhëhequr nga Habilajt në drejtim të Italisë.

Sipas hetimeve, ish-drejtori i Policisë ka mbajtur në përdorim 3 numra telefoni, në të cilat rezulton se ka komunikuar me Florian Habilajn dhe Gentian Cekën, shoferin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Çela ndodhet prej rreth një viti në arrati pasi Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën “arrest në burg” në mungesë në 22 nëntor të 2017-ës.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e krimeve te renda hetimet per jaeld celen jaeld cela gjykata e krimeve te renda hetimet per jaeld celen jaeld cela

Sondazh

Poll