Aktualitet

Çështja e kufijve/ Artur Zheji: Boll Hashim me intervista, Haradinaj ka të drejtë

14 Shkurt 2019, 07:21 Nga DOSJA
Çështja e kufijve/ Artur Zheji: Boll Hashim me intervista, Haradinaj

Artur Zheji në një shkrim të publikuar së fundmi në “360 gradë”, me titull “Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë” është shprehur se një shteti i duhen burra që të ruhen themelet. 

Zheji thotë se Ramush Haradinaj në lidhje me çështjen e kufinjve dhe taksës me Serbinë  është burrë që di të ruajë themelet e shtetit të Kosovës. 

“Dikush që e do, i thërret “Rambo”, dikush tjetër që nuk e do, sja pëlqen të folmen prej malsori, me fjalë të prera dhe me muzikalitet të ashpër dhe me kënde të palatuara të frazës, porse, sot, në Tiranë apo Prishtinë, duhen burra që ruajnë themelet, dhe ai, Ramushi, këtë di ta bëjë më së miri dhe më qartësisht se askush.
Sepse sot ka rëndësi e vërteta e ardhmërisë së Kosovës, që janë thelbësore edhe për Shqipërinë gjeografike edhe për Tiranën zyrtare, që ka ngecur në llucën e paqartësisë dhe të amatorizmit politik e gjeopolitik mbi të gjitha.”, shprehet Zheji.

Ai shton më tej se Thaçi është orator por thotë gjithmonë e më pak nga çfarë mendon në të vërtetë. 
“Hashim Thaçi sot, është një orator, ndoshta më fjalëbukur se Ramushi, por priret, nga intervista në intervistë, të thotë gjithmonë e më pak, se çfarë mendon në të vërtetë. Atëhere përse intervsitohet kaq shpesh? Për të thënë apo për të mosthënë?”, shkruan analisti. 

Sipas tij Haradinaj është garancia e shqiptarëve dhe e amerikanëve, në të dy anët e kufirit Kosovë – Shqipëri.

“Nuk kam guxuar të mendoj mbrapsht për Hashim Thaçin, dhe personalisht vijoj ta ruaj në etiketime Presidentin e Kosovës, por duhet thënë se sot për sot, Ramush Haradinaj, është garancia e shqipëtarëve dhe e amerikanëve, në të dy anët e kufirit Kosovë – Shqipëri.
Tanimë, të mirat dhe të këqiat që mund të ndodhin në njerën prej “Shqipërive”, janë të lidhura pazgjidhshmërisht dhe moskultura gjeopolitike e kryeministrit të Tiranës, nuk mbushet dot, me dijenitë e gjera të Baton Haxhiut në darka me verë e biseda, sepse lypsen akte politike. Të cilat akte, qëndrueshmëria dhe qartësia e Ramushit, i ka nxjerrë krejtësisht në dritën e Diellit, thjeshtë, shumë qartë e kuptueshëm dhe me përgjegjësi historike. Sepse Fitimtarët e Luftës në tokën e përgjakur të Kosovës, nuk mund të shndërrohen në humbësit me kostum shik e papjon, në tryezat prej druri të shtrenjtë are të bisedimeve, me kushte e diktat.”, shkruan Zheji. (Lexo edhe këtë)

Shkrimi i plotë

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artur zheji hashim thaci kufijtë me serbinë ramush haradinaj artur zheji hashim thaci kufijtë me serbinë ramush haradinaj

Sondazh

Poll