Aktualitet

Greqi/U zbulua nga derri i egër, shqiptari që vrau biznesmenin grek

14 Shkurt 2019, 08:46 Nga DOSJA
Greqi/U zbulua nga derri i egër, shqiptari që vrau biznesmenin grek

Greqi– Një vit më parë u vra biznesmeni grek Aleksandro Stamatiadi gjatë grabitjes në banesën e tij në Athinë. Së fundmi, policia greke ka gjetur autorin e ngjarjes. Sipas gazetës greke “Zougla” bëhet fjalë për një shqiptar me origjinë nga Karbunara e Lushnjes. Genci P. u arrestua ditën e djeshme në Belgjikë. Ai përdorte një kartë identiteti greke me emër të rremë. Zbulimi i tij u bë nga gjetja e njollave të gjakut të derrit të egër.

Si u bë i mundur identifikimi i tij ?

Pas vrasjes policia gjeti në vendngjarje një makinë me njolla gjaku. Makina ishte braktisur nga autorët e ngjarjes. Në analizat laboratorik rezultoi se ato i përkisnin një derri të egër. Edhe në frigoriferin e Genci P. u gjendën pjesë të derrave të egër. Po ashtu, shqiptari duket se ka pasion gjuetinë e derrave , pasi në rrjetet sociale ka shumë foto me derra të egër. Genci P. është me precedent penale dhe ka qenë i dënuar më parë.

Të përfshirë në vrasje janë edhe 3 shqiptarë, të cilët janë identifikuar, por janë arratisur nga vendi.

 

(K.H/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aleksander stamatiadi derr i eger genci p greqi vrasje aleksander stamatiadi derr i eger genci p greqi vrasje

Sondazh

Poll