Aktualitet

Përgjaket Shën Valentini/ Gjendet në ferra me 1 plumb në kokë 49-vjeçarja në Tiranë, në kërkim kunati

14 Shkurt 2019, 08:08 Nga DOSJA
Përgjaket Shën Valentini/ Gjendet në ferra me 1 plumb në

TIRANE-Përgjaket dita e Shën Valentinit në Tiranë. Një grua është gjetur e pajetë në liqenin e Sharrës ndërkohë që në trup i janë gjetur plagë. Gruaja është qëlluar me një plumb në kokë.

Mëngjesin e sotëm në Tiranë është gjetur e pajetë gruaja Lirie Xhepa, 49-vjeç. Ajo u gjet e pajetë pranë liqenit të Sharrës në Tiranë  nga banorët e zonës dhe dyshohet se është vrarë. Dyshohet se gruaja mund të jetë vrarë mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00.  Trupi i gruas u gjet në ferra, ndërkohë që mësohet se gruaja është qëlluar me një plumb në kokë dhe se në trupin e viktimës janë konstatuar edhe shenja dhune.

Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se dyshohet se gruaja është vrarë nga kunati. Viktima me kunatin e saj janë fqinj pasi banesat e tyre janë 500 metra larg, dhe ndodhen në lagjen “Qershori” në periferi të Kombinatit. 

Dosja.al mëson se gruaja jetonte e vetme në një shtëpi dykatëshe dhe ka 4 djem, 2 në Greqi dhe 2 në Shqipëri. I shoqi i ishte ndarë prej 10 vitesh nga jeta dhe dyshohet se ajo kishte konflikt me kunetërit, pasi ata nuk e lejonin të krijonte lidhje të reja pas ndarjes nga jeta të vëllait të tyre. Gjithashtu, po verifikohet një pistë tjetër, ajo e konflikteve të mundshme të pronësisë. Policia ka shpallur tashmë në kërkim kunatin e saj, Dashamir Xhepa. Ai nuk është gjetur në banesë dhe telefonin e ka të fikur.

Njoftimi i policisë:

Identifikohet trupi i pajetë, i gjetur pranë liqenit të Sharrës mëngjesin e sotëm. Trupi i përket shtetases L. Xh., 49 vjeçe. Nga kqyrjet në trup rezulton se shtetasia L. Xh., është qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

(j.v/f.g/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dashamir xhepa gruaja e pajetë liqeni i sharrës lirie xhepa shen valentini vrasja ne kombinat dashamir xhepa gruaja e pajetë liqeni i sharrës lirie xhepa shen valentini vrasja ne kombinat

Sondazh

Poll