Aktualitet

Rikonstruktohet shkolla në Tiranë në mes të vitit, prindërit: Jemi kundër, do na sorollaten fëmijët në godina të tjera

14 Shkurt 2019, 08:59 Nga DOSJA
Rikonstruktohet shkolla në Tiranë në mes të vitit,

Prindërit e fëmijëve që studjojnë në shkollën 9-vjeçare “Gustav Mayer”  në Tiranë kanë kundërshtuar rikonstruktimet në këtë godinë pasi sipas tyre këto mund të bëhen edhe gjatë sezonit të verës.

Bashkia do të rikonstruktojë palestrën e shkollës, punime të cilat do të zgjatin dy muaj dhe fëmijët do të tranferohen të kryejnë procesin mësimor në tjera shkolla dhe me turne. 

Prindërit nuk janë dakort pasi sipas tyre fëmijët do të sorollaten. Ata kanë treguar se janë njoftuar dy ditë para se të nisinin punimet për këtë ndryshim. Sipas tyre në fund të procesit mësimor fëmijëve iu është dhënë një letër bakalli ku njoftoheshin se për dy muaj procesi mësimor nuk do të kryej në këtë godinë por në godina  të tjera. 

Duhet të themi se kjo shkollë është rikostruktuar nga Bashkia Tiranë dy vite më parë. Madje është pasqyruar ky investim edhe nga kreu i Bashkisë Erion Veliaj në rrjetet sociale.  Por tashmë është vendosur që të kryehen punime edhe në mesin e vitit shkollor. 

J.V/Dojsa.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll