Aktualitet

Tentuan të kalonin me makinë 15 kg drogë nga porti i Durrësit, arrestohet shoferi dhe dy pasagjerët

14 Shkurt 2019, 11:50 Nga DOSJA
Tentuan të kalonin me makinë 15 kg drogë nga porti i

Në portin e Durrësit janë sekuestruar nga policia 15 kilogramë drogë e llojit hashash. Sasia e drogës është gjetur brenda një mjeti.

Nga policia është arrestuar shoferi i mjetit me iniciale B.S, si dhe të dy pasagjerët D.A e D.S.

Njofitmi i policisë:

Policia Kufitare mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, godet një tentativë të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë duke përdorur qenin antidrogë dhe më pas edhe gjatë skanimit, në një mjet i cili ishte i ngarkuar në një karotrec që drejtohej nga shtetasi B. S., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 15 kilogramë lëndë narkotike e llojit Marjuanë.

Në vendngjarje ka mbritur grupi hetimor dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, ku në përfundim të veprimeve të para hetimore bënë arrestimin në flagrancë të shtetasëve B.S, si dhe të dy pasagjerëve D.A e D.S, banues në Kosovë, Serbi, Kosovë.

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Policinë Kosovare për zbardhjen e plotë të këtij rasti,

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 15 kg droge porti durres arrestohen 3 persona 15 kg droge porti durres arrestohen 3 persona

Sondazh

Poll