Rama flet për takimin me Albin Kurtin, e quan Opozitë: Hëngrëm një drekë, shkoi shkëlqyeshëm
11 Mars 2021, 22:04Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me vizitën e liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti, në Shqipëri.
I ftuar në “Real Story”, Rama tha se ka ngrënë një drekë me Albin Kurtin, duke e konsideruar edhe Opozitë. Ai u shpreh se në pamundësi për të drekuar me kryeopozitarin Lulzim Basha, e bëri këtë gjë me Kurtin.
Pjesw nga biseda:
Sokol Balla: Si e pritët ardhjen e Albin Kurtit për fushatë në Shqipëri?
Edi Rama: Do diskutojmë për zgjedhjet e 25 prillit, apo me e lagu s’e lagu
Sokol Balla: Për zgjedhjet e 25 prillit po flasim…Albin Kurti, erdhi dhe prezantoi kandidatët e tij, zhvillime janë këto
Edi Rama: Në pamundësi për të bërë një drekë me Lulin, e bëra me Albinin. Edhe u kthye në Kosovë
Robert Rakipllari: Është normale që të bëjë fushatë në Shqipëri, si e gjykoni ju
Edi Rama: Nuk dua të hyj në këtë diskutim, s’kam dëshirë
Sokol Balla: Dreka shkoi mirë?
Edi Rama: Shkëlqyeshëm. Hëngra një drekë me Opozitën, me Opozitën pra se erdhi për fushatë. Nuk e bëra për Lulin e bëra për Albinin dhe shkoi shkëlqyeshëm.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se kërkon të fitojë minimalisht 74 mandate në zgjedhjet e 25 prillit. Ndryshe nga para pak ditësh, kur Rama pr...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur edhe njëherë për listat dhe mrat e vënë në listat e kandidatëve për deputetë në Partinë Socialiste. I ftuar në...
TIRANË- Në mënyrë të prerë. kryeministri Edi Rama ka kërkuar që të mos përmendet emri i Presidentit të Turqisë Recep Tayip Erdogan dhe ai i liderit rus, Vl...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me prurjet e reja në Partinë Socialiste, persona të cilët kanë qenë më herët tek Lëvizja Socialiste ...
TIRANË- Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët në emisionin “Të Paekspozuarit”, kreu i shtetit tha se zgjedhjet e 25 prillit u japin shqiptarëve mundësinë të m...
TIRANË- Kreu i shtetit përjashtoi kategorikisht një aelancë të mundshme të LSI me PS. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Meta tha se partia që ka t...