Politike

Ilir Meta: Nëse do të ekzisonte reforma në drejtësi, i pari në burg duhet të ishte Ardian Dvorani!

11 Mars 2021, 21:50 Nga DOSJA
Ilir Meta: Nëse do të ekzisonte reforma në drejtësi, i pari

TIRANË– Presidenti Ilir Meta, ka komentuar të ashtuquajturën reformë në drejtësi.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Meta ka thënë se nëse do të ekzistone Reforma në Drejtësi,personi i parë që duhet të burgosej, është Ardian Dvorani. Ndër të tjera ai ka thënë se, e dyta në burg do ishte ministrja e Drejtësisë që falsifikoi vendimet e KED, për ti rrëmbyer Presidentit të Republikës, anëtarin e Gjykatës Kushtetuese.

“Nëse do funksiononte Reforma në Drejtësi, i pari në burg do ishte Adrian Dvorani e thotë qartë raportit i Komisionit të Venecias. E dyta në burg do ishte ministrja e Drejtësisë që falsifikoi vendimet e KED, për ti rrëmbyer Presidentit të Republikës, anëtarin e Gjykatës Kushtetuese. Pra, Reforma në Drejtësi, është edhe ajo që vajti u betua të Ura e Lanës.  Reforma në Drejtësi është ajo që ka denoncuar LSI aferën e inceneratorëve, ku Rama këta persona të përfshirë në këtë aferë i ka vendosur me prioritet në listat e partisë së tij. Për këta persona ka spostuar figura të njohura të Partisë Socialiste, me qëllim që ti bëj thirrje SPAK-ut që pusho ti, se këta i kam deputet dhe i kam në mbrojtje. Dhe u thotë këtyre që mos flisni ju për mua dhe për ata të tjerët se ne i kemi bërë bashkë këto, sepse Ju u mbrojmë ne, pra kjo është Reforma në Drejtësi.”- ka thënë Meta. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ardian dvorani ardian dvorani

Sondazh

Poll