Politike

Rama flet për ‘blerjet’ nga LSI-ja: Kur Dash Shehi ka pirë një oqean raki, Ylli Shehi ka lindur. Ju ta gëzoni Dashin…

11 Mars 2021, 21:35 Nga DOSJA
Rama flet për ‘blerjet’ nga LSI-ja: Kur Dash Shehi ka pirë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me prurjet e reja në Partinë Socialiste, persona të cilët kanë qenë më herët tek Lëvizja Socialiste për Integrim. I ftuar në “Real Story”, Rama tha se Nasip Naço nuk është Ilir Meta dhe Ylli Shehi nuk është Dashamir Shehi.

Me ironi, Rama tha se Ylli Shehi është një oqean me raki larg Dashamir Shehit dhe përfaqëson një komunitet të tërë kuksian. Kryeministri tha se ua ka thënë të gjithëve që PS nuk mund të rrijë e mbyllur brenda mureve të veta.

“Nasip Naço nuk është Ilir Meta, as Monika Kryemadhi, as llumi i LSI. Me Naçon kam punuar, dhe në të gjithë marrëdhëniet e mia me të nuk ka pasur asnjë cedim nga korrektesa, është një njeri serioz. E kam thënë që PS nuk mund të rrijë e mbyllur brenda mureve të veta. Ua kam thënë të gjithëve brenda PS që të hapin dyert për të gjithë ata që duan të vijnë me ne. Ylli Shehi është një person që përfaqëson një komunitet të tërë kuksian, dhe që ka pasur votat e tij. Ndryshimi mes tij dhe Dash Shehit është se mes tyre ka një oqean me raki, që është krijuar nga një distancën në kohë e moshës, se kur Dash Shehi ka pirë një oqean raki, Ylli Shehi ka lindur. Ju ta gëzoni Dashin. Nuk është çështja te rakia, se nuk jam kundër alkoolit, por problemi është se Dash Shehi e ka mendjen të dehur, nuk është esëll në atë që përfaqëson në sensin e alternativës,”– tha Rama.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama nasip naço edi rama nasip naço

Sondazh

Poll