Politike

“Për ça i duhen politikës Rrahman Rrahja e Çyrbja?”/ Rama tregon pozicionet e të përfolurve: Në çdo skuadër ka sulm

11 Mars 2021, 21:30 Nga DOSJA
“Për ça i duhen politikës Rrahman Rrahja e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Rrahman Rrahja dhe Jurgis Çyrbja janë përfaqësues komunitetesh në listat e Partisë Socialiste.

I ftuar në “Real Story”, Rama tha se në çdo skuadër ka sulmues, mbrojtës, e portjerë, ka dhe lojëtarë hije, që bëjnë punë në skuadër. E sipas tij, kështu është edhe Rrahja, edhe Çyrbja.

Pjesë nga biseda:

Rakipllari: Rrahman Rrahja, Çyrbja.. Për ça i duhen PS? Politikës?

Rama: S’merret me përgjimet. Me këto merreni ju. Ju merreni me copëza pqë i shkëpusni. Dhe kur vjen puna tek ‘Babalja’ ju shqetësoheni, kur i them ‘lakuriq nate’. Këto foto dhe në këto krahësime përputhen me personazhin. Karikatyurat, satirat, nxjerrin në pah vizualisht, ose në mënyrë auditive, një thelb në një sekondë. Thelbi i kësaj gare është; një alenacë fosilesh nga njëra anë dhe një aleancë e vetëndryshimit të PS nga ana tjetër, për të qenë në lartësinë e kohës. Secili në pozicionin e vetë, udhëheqësit duhet të shkojnë tek ‘vija e luftës’. Në lista, në çdo skuadër ka sulmues, mbrojtës, e portjerë. Ka dhe lojëtarë hije, që bëjnë punë në skuadër që nuk janë spektakolarë. Ka dhe nga ata që janë përfaqësues komunitetesh. Paulin Stërkaj nuk kam foltoren dhe flet ose jeton duke folur aty, por është përfaqësues i komuniteteve. Ashtu janë dhe ata të tjerët. Ti nuk mund të kriminalizosh komunitetet të tëra. Si bën dot krahësime të tilla ti, as nuk akuzon dot. Po akuzon.

Rakipllari: S’po bëj akuza, Ambasada amerikane ka thënë: mos fut njerëz ‘connecting’ me krimin.

Rama: Ambasada amerikane ka bërë gjënë e duhur në sjelljen në vëmendje për të shkuar para në këtë proces. Deri tani është një rast i PD që doli sot. Se di e ke parë.

Balla: Ai në Shkodër

Rama: Dhe një në Shijak.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rrahman rrahja edi rama rrahman rrahja

Sondazh

Poll