Politike

A keni persona me precedentë kriminalë në lista? Rama: Nën dijeninë time, s’i kam vënë kurrë, ata që kanë dalë, kan

11 Mars 2021, 21:49 Nga DOSJA
A keni persona me precedentë kriminalë në lista? Rama: Nën

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur edhe njëherë për listat dhe mrat e vënë në listat e kandidatëve për deputetë në Partinë Socialiste. I ftuar në “Real Story”, Rama tha se nën dijeninë e tij nuk ka vënë asnjë person me precedentë kriminalë.

Rama shtoi më tej se nëse ka pasur raste të tilla, kanë dalë dhe janë larguar.

“Unë nuk kam vendosur kurrë asnjë person me precedentë kriminalë në dijeninë time. Unë nuk kam ditur se ky ka këtë dhe prandaj po e vë…pa vetëdije unë nuk di gjë. Procesin e Vettingut unë e kam bërë gjithmonë. Mos më ndërprit. E kam shpjeguar që ligji që bëjmë ne shkon përtej të drejtës së rehabilitimit. Këtu ka dy gjëra, personi vetë që bën vetëdeklarimin, dhe hetime të thelluara për raste që nxjerrin një të vërtetë tjetër. Mos të bëhemi më katolik se Papa. Nëse ka raste, kanë dalë dhe kanë ikur. Gënjejnë, përballen. Unë di që ne kemi bërë maksimumin që të kemi lista të pastra dhe më përfaqësuese se të gjithë skuadrat. Të gjitha janë bërë më porosinë e vendeve që çdo drejtues qarku duhet të fillojë të mendojë për akuadrën. Duke parë territorin, etj,”– tha Rama.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll