Politike

“Gridare, ooo, kujt i ngre zërin në tavolinë ti”, Rama nuk përgjigjet për listat, i kthehet gazetarit me ironi, Rakipll

11 Mars 2021, 21:54 Nga DOSJA
“Gridare, ooo, kujt i ngre zërin në tavolinë ti”,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka debatuar mbrëmjen e sotme me gazetarin Robert Rakipllari.

I ftuar në “Real Story”, Rama kërkoi nga Rakipllari që të mos ngrinte zërin, pasi ai po fliste, në momentin që gazetari kërkoi shpjegimin për futjen e Rrahman Rahjas dhe të Jurgis Çyyrbjas në listë. 

Rama përdori edhe shprehjen “Gridare ooo”, me të cilën ironizoi dy ditë më parë, ish-deputeten Grida Duma.

Pjesë nga debati:

Robert Rakipllari: Shiko ju keni të vërtetët Rrahjat e Çyrbjan, dhe bëni makiazh

Edi Rama: Gridare oooo, gridareee

Robert Rakipllari: Vazhdoni, vazhdoni, unë po ju drejtohem me respekt

Edi Rama: Gridare ooo

Robert Rakipllari: Unë mund ta shthur gojën nuk e kam problem

Edi Rama: Ja të të vijë rasti

Robert Rakipllari: Të më vijë rasti pra, unë ju flas me respekt ju, keni sjellë kriminelët këtu dhe nuk mbani asnjë përgjegjësi

Edi Rama: Kujt i gridare ti more, kujt ia ngre zërin në tavolinë ti, kujt

Robert Rakipllari: Çfarë keni, kjo është një bisedë normale në tavolinë

Edi Rama: Kujt i gridare tin ë tavolinë këtë po them, unë flas këtu, ti gridare

Robert Rakipllari: Kjo është bosedë normale

Edi Rama: Ashtu

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama robert rakipllari edi rama robert rakipllari

Sondazh

Poll