Politike

Uli pretendimet? Rama: Minimalisht 74 mandate! 20 persona po hetohen atje në Dibër, dhe janë më shumë të PD-së e LSI-së!

11 Mars 2021, 22:00 Nga DOSJA
Uli pretendimet? Rama: Minimalisht 74 mandate! 20 persona po hetohen atje

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se kërkon të fitojë minimalisht 74 mandate në zgjedhjet e 25 prillit. Ndryshe nga para pak ditësh, kur Rama prezantoi objektivet dhe tha se kërkonte minimalisht nga 78 mandate dhe maksimalisht 88, këtë herë minimalen e vuri 74. 

Kryeministri foli edhe për hetimet për blerjen e vitave. I ftuar në “Real Story”, Rama tha se po hetohen në Dibër 20 persona, por mes tyre janë më shumë anëtarë të Partisë Demokratike e të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Pjesë nga biseda:

Rama: Unë di të them kaq, Ne kemi objektivat. Ne kemi strategjinë, skuadrën edhe programin që do të realizojmë në 4 vitet e ardhshme. Objektivat që kemi janë të shpallura. Sondazhet na tregojnë fitues, në avantazh, Na tregojnë më në avantazh se sa ishim ne 2017-qën. Deri tani jemi 0-0. Rezultati është kur të gjitha votat janë në kuti.

Rakipllari: Tendenca e sondazheve është; Ps është forcë e parë, por fiton aleanca.

Rama: Tendenca është; Qimi.net.

Rakipllari: Ai sondazh nxjerr PS të dytën.

Rama: S’ka asnjë sondazh tjetër që nxjerr bashkimin e atyre forcave fituese.

Rakipllari: Është një sondazh i IPR-marketing.

Rama: Ne do të fitojmë zgjedhjet dhe do të konfirmojmë minimalisht 74 mandate. Minimalisht. Zgjedhjet e lira i kemi pasur dhe do të vazhdojmë t’i kemi. Pse në 2017-ën zgjedhjet i fitoi Luli?!

Rakipllari: Jo, jo, PS-ja i fitoi, po me aq mandate s’e di…me ato përgjime që dolën

Rama: Çfarë thua more, çfarë përgjimesh…sa për dijeni për dosjen e Dibrës është një hetim dhe janë 20 persona aty. Nga ato 20 persona janë më shumë të PD-së e LSI-së, se sa të PS-së.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll