Politike

U tremb nga Putin apo Erdogan? Rakipllari përmend liderin rus dhe turk, Rama: Mos përgojo njerëz, larg qoftë të mendojnë p

11 Mars 2021, 21:41 Nga DOSJA
U tremb nga Putin apo Erdogan? Rakipllari përmend liderin rus dhe turk,

TIRANË- Në mënyrë të prerë. kryeministri Edi Rama ka kërkuar që të mos përmendet emri i Presidentit të Turqisë Recep Tayip Erdogan dhe ai i liderit rus, Vladimir Putin. 

I ftuar në “Real Story”, gazetari Robert Rakipllari u shpreh se kandidatët e zgjedhur me kokra kështu si kryeministri Rama, i bën vetëm Erdogan dhe Putin. Në këtë moment, Rama tha se ai nuk duhet të përmendë emra e të mos përgojojë njerëz kot.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Problemi juaj është se ju jeni një grup gazetarësh këtu që mbroni kasën e vjetër politike. Ju nuk ju interesojnë prurjet e reja

Robert Rakipllari: Ore jashtë nxirren, por nuk del kryetari t’i marrë me kokrra nga jashtë…këtë e bën Erdogani, e bën Putini.

Ed iRama: Mos përmend emra, mos përmend emra…

Robert Rakipllari: Pse kë prekëm, lënduam njeri?

Edi Rama: Mos më përmend pra mua emra këtu…mos përgojo njerëz këtu kot

Robert Rakipllari: Pse duhet të kemi frikë?

Edi Rama: Jo more, larg qoftë të mendojë njeri për vrasjen tënde, ti je trim i madh ti, nuk po them unë të mos përmendësh emra sepse ke frikë jo…

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama recep tayip erdogan robert rakipllari vladimir putin edi rama recep tayip erdogan robert rakipllari vladimir putin

Sondazh

Poll