Politike

“Në këtë vend zot duhet të jetë populli”/ Meta: Kam kohë që luftoj kundër një mafie ndërkombëtare

11 Mars 2021, 21:31 Nga DOSJA
“Në këtë vend zot duhet të jetë populli”/

TIRANË- Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët në emisionin “Të Paekspozuarit”, kreu i shtetit tha se zgjedhjet e 25 prillit u japin shqiptarëve mundësinë të marrin në dorë vendin e vet. Meta ripërsëriti akuzat ndaj ndërkombëtarëve, duke shtuar se nuk mund të dalë askush kundër popullit.

“Askush në botë, pavarësisht nga lobimet, nuk del dot kundër një populli. Nuk pres asgjë nga ndërkombëtarët. Çdo telefon që mund të bjerë, le të bjerë që tani që të mos guxojë njeri të prekë një votë. Ne jemi zot në vendin tonë. Të tjerët le të na respektojnë për këtë. Mbaron historia. Unë kam kohë që luftoj kundër një mafie ndërkombëtare. Në këtë vend zot duhet të jetë populli. Nuk ka si të jetë se u vodhën zgjedhjet e 2017. Ja ku është mundësia, populli të marrë në dorë vendin e vet. Kjo është lufta. Jemi një popull shqiponjash”.- tha ai. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll