Bota

10 Mars 2021, 18:26 Nga DOSJA

KOSOVË- Rinumërimi i votave me kusht dhe nga diaspora në Kosovë është përfunduar ditën e sotme. Lajmin e ka bërë të ditur, vetë zëdhënësi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Gjatë fjalës së tij, Elezi tha se ditën e sotme ka përfunduar rinumërimi në rreth 134 vendvotime sipas vendimit të PZAZ-së, dhe 7 vendvotime sipas KQZ-së. Ai gjithashtu tha se janë duke pritur vendimin e Gjykatës Supreme në lidhje me ankesat që janë paraqitur në këtë institucion. Elezi, gjithashtu u shpreh se, KQZ-ja pas përfundimit të vendimeve nga Gjykata Supreme si dhe rezultatet e rinumëruara do të procedojë me çertifikimin e rezultatave përfundimtare.

“Rinumërimi i 134 vendvotimeve sipas vendimit të PZAP-it dhe 7 të tjerave sipas vendimit të KQZ-së, është përmbyllur gjatë ditës. Tashmë jemi në pritje të vendimmarrjes së Gjykatës Supreme lidhur me ankesat që janë paraqitur në këtë institucion. KQZ-ja do të veprojë në përputhje me vendimet që dalin, në mënyrë që të procedojmë për certifikimin e rezultateve përfundimtare”, ka thënë Elezi.

PZAP-ja urdhëroi rinumërimin e votave me kusht dhe me postë pasi kandidatët e AAK-së, paraqitën ankesa në lidhje me rezultatin e votave.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora valmir elezi zgjedhjet ne kosove valmir elezi zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 10 Mars 2021, 17:28

BRAZIL- Një histori sa e dhimbshme aq dhe e çudtishme vjen nga Brazili, ku një pilot mbijetoi për 36 ditë në xhunglën e Amazonës duke ngrënë fruta të egr...