Bota

“Më dhanë urdhëra për të qëlluar mbi protestuesit”/ Policia e Myanmarit kundërshton ushtrinë: Nuk mundesha, u largov

10 Mars 2021, 18:04 Nga DOSJA
“Më dhanë urdhëra për të qëlluar mbi

MYANMAR- Oficerët e policisë në Myanmar janë detyuar të largohen nga vendi, për shkak se nuk kanë ndjekur urdhërat e ushtrisë. BBC shkruan se disa policë, pasi kanë refuzuar që të zbatojnë urdhërat për të qëlluar mbi protestuesit dhe kanë ikur drejt Indisë për shkak se mund ta pësonin.

“Mua më dhanë urdhra për të qëlluar mbi protestuesit. Unë u thashë atyre se nuk mundem,“tha një polic.

“Unë kisha frikë se do të detyrohesha të vrisja ose dëmtoja njerëz të pafajshëm që protestojnë kundër ushtrisë,”tha një tjetër oficer.

“Ne mendojmë se ishte e gabuar që ushtria të rrëzonte një qeveri të zgjedhur,“tha një polic.

Qytetarët e Mianmari kanë dalë në protestë për lirimin e ish-udhëheqëses, Aung San Suu Kyi e cila është në paraburgim që kur ushtria e Myanmar rrëzoi qeverinë e saj më 1 Shkurt. Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për lirimin e drejtueses së vendit dhe rikthimin e normalitetit. Gjeneralët e ushtrisë thonë se 75-vjeçarja po e mbante pushtetin me vota të vjedhura.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota grushti i shtetit ne myanmar protestat ne myanmar grushti i shtetit ne myanmar protestat ne myanmar

Sondazh

Poll

Bota 10 Mars 2021, 17:28

BRAZIL- Një histori sa e dhimbshme aq dhe e çudtishme vjen nga Brazili, ku një pilot mbijetoi për 36 ditë në xhunglën e Amazonës duke ngrënë fruta të egr...