Bota

Kush i vendosi eksplozivët afër Kapitolit? FBI publikon VIDEON e autorit, ofron 100 mijë dollarë për informacion

10 Mars 2021, 18:00 Nga DOSJA
Kush i vendosi eksplozivët afër Kapitolit? FBI publikon VIDEON e

SHBA- FBI, ditën e sotme ka publikuar disa pamje në rrjetet sociale, ku shihet një person duke vendosur eksplozivë përpara selisë së Komitetit Kombëtar Republikan dhe Demokrat.

Në videon e publikuar nga FBI, shihet se një burrë i maskuar me kapuç, më 5 janar ka vendosur  dy bomba pranë selisë së partive demokratike dhe republikane, pra në Kapitol.  Personi shihet se një moment për të fshirë syzet.

Ndërkohë, FBI, krahas videos u ka bërë thirrje qytetarëve që ta ndihmojnë për të identifikuar këtë person, dhe ofron 100,000 dollarë për ata që japin informacion.

“Video tregon një person që ndalet në një moment për të fshirë syzet. FBI kërkon ndihmë nga qytetarët dhe ofron 100,000 dollarë për ata që ofrojnë më shumë informacion në lidhje me autorin e krimit.”- shkruan FBI.

The #FBI has released a video of the person who placed pipe bombs placed near Capitol Hill between 7:30 p.m. and 8:30 p.m. on January 5. If you recognize this person’s gait, body language, or mannerisms, submit a tip at https://t.co/iL7sD5efWD. Tips can remain anonymous. @FBIWFO pic.twitter.com/tCqM6ipVZz

— FBI (@FBI) March 9, 2021

Më 8 janar, Policia në Uashington, ka zbuluar dy bomba në formë tubash pranë ‘Capitolit’ pas protestave të dy ditëve më parë që përfshinë vendin.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota fbi fbi

Sondazh

Poll

Bota 10 Mars 2021, 17:28

BRAZIL- Një histori sa e dhimbshme aq dhe e çudtishme vjen nga Brazili, ku një pilot mbijetoi për 36 ditë në xhunglën e Amazonës duke ngrënë fruta të egr...