Bota

“Vampirizmi i politikës”/ Gjukanoviç: Mali i Zi është pjesë e projektit për ‘Serbinë e Madhe’ 

10 Mars 2021, 17:18 Nga DOSJA
“Vampirizmi i politikës”/ Gjukanoviç: Mali i Zi

MALI I ZI- Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka akuzuar Beogradin për përfshirjën e Malit të Zi në projektin “Serbia e Madhe”. Blic shkruan se, Gjukanoviç ka deklaruar se Mali i Zi është në qendër të këtij plani të thurur nga Serbia.

“Ne jemi dëshmitarë të vampirizimit të politikës së viteve 1990 me ambiciet e fshehura të forcave retrograd për të arritur qëllimet e tyre nga ajo kohë me mjete të tjera. Për fat të keq, Mali i Zi, i cili shihet si një pjesë e rëndësishme e botës serbe dhe një frazë e re për projektin e Serbisë së Madhe, është në qendër të shumë planeve dhe projekteve shtetërore”,tha Gjukanoviç.

Ai gjithashtu tha se Serbia dhe Kisha Ortodokse serbe tentuan që të ndërhynin gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar.

“Ne e dimë shumë mirë se cili ishte roli i Serbisë dhe Kishës Ortodokse Serbe në përgatitjen dhe realizimin e ofensivës më të fundit të këtij koncepti të vjetëruar historikisht gjatë zgjedhjeve parlamentare në gusht të vitit të kaluar,”tha Gjukanoviç.

Serbia e Madhe është një koncept që përfshin të gjithë shtetet që ishin në kontroll nga perandoria jugo-sllave, ku në të përfshiheshin, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Sllovenia dhe Kroacia.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kisha ortodokse milo gjukanoviç serbia e madhe kisha ortodokse milo gjukanoviç serbia e madhe

Sondazh

Poll