Bota

Natë terrori në Athinë, përplasje e dhunshme ndërmjet protestuesve dhe policisë, 10 oficerë mbetën të plagosur dhe 16 p

10 Mars 2021, 18:02 Nga DOSJA
Natë terrori në Athinë, përplasje e dhunshme ndërmjet

GREQI- 10 policë mbetën të plagosur nga përleshja e dhunshme e orëve të mbrëmjes në Athinë të Greqisë. Një prej policëve është në gjendje të rëndë pasi u godit në kokë.

Sipas Zougla, në protestë ka pasur rreth 6 mijë pjesmarrës, kryesisht ata të vetëquajtur ”anarkistë” dhe huliganë të ekipeve të ndryshme të Athinës. Dhjetëra automjete u dëmtuan gjatë dhunës fizike me molotov dhe sende të forta. Protesta vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit, dhe organizatorët kanë premtuar se do të rikthehen.

Nga politika, kryeministri Mitsotakis akuzoi kundërshtarët e Syriza si frymëzues të kryengritjes ndërkohë që dje Greqia regjistroi një nga bilancet më të errëta të COVID-19, plot 3 mijë e 215 raste dhe 46 viktima në vetëm 24 orë.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kyriakos mitsotakis protestat ne greqi kyriakos mitsotakis protestat ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 10 Mars 2021, 17:28

BRAZIL- Një histori sa e dhimbshme aq dhe e çudtishme vjen nga Brazili, ku një pilot mbijetoi për 36 ditë në xhunglën e Amazonës duke ngrënë fruta të egr...