Bota

10 Mars 2021, 17:28 Nga DOSJA

BRAZIL- Një histori sa e dhimbshme aq dhe e çudtishme vjen nga Brazili, ku një pilot mbijetoi për 36 ditë në xhunglën e Amazonës duke ngrënë fruta të egra dhe vezë shpendësh.

Antonio Sena, 36 vjeç, u ribashkua me familjen e tij të hënën pas një misioni dramatik kërkimi dhe shpëtimi pesë javë pasi ai u zhduk.

Sipas The Sun, Sena u zhduk në 28 Janar pasi u ngrit nga Alenquer në bregun verior të lumit Amazon me drejtim nga qyteti afër Almeirim. Pas një problemi të dyshuar mekanik, Sena bëri një ulje të detyruar në një fushë në xhungël.

Për fat të mirë 36-vjeçari arriti të merrte një çantë shpine me pak bukë dhe sende të tjera para se aeroplani i tij të digjej. Ishin katër javë pasi u nis në këmbë për të gjetur ndihmë që Sena u ndesh me një grup mbledhësish gështenjash të cilët më pas ngritën alarmin.

Antonio, i njohur për miqtë si Toninho, rrëfeu: “E vetmja gjë që më mbajti të fortë dhe më mundësoi të dilja nga ajo situatë e gjallë ishte dashuria që kam për familjen time, dëshira që kisha për të parë prindërit e mi.”

Bashkimi i tij i përlotur i familjes u transmetua në TV Brazilian para se të dërgohej me urgjencë në spital për një kontroll.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota antonio sena antonio sena

Sondazh

Poll