Prokuroria Speciale e Kosovës ndalon dy persona nën dyshimet për manipulim të votave
10 Mars 2021, 17:41Nga DOSJA
KOSOVË– Prokuroria Speciale e Kosovës, njoftoi se të martën më 9 mars, ka ndaluar dy persona, me inicialet A.K dhe S.M, nën dyshimin për veprat penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve” dhe “Dhënie apo marrje e ryshfetit në lidhje me votimin”.
“Prokurori i Shtetit gjatë ditës së sotme do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy personat e lartcekur për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat si më lartë”,- thuhet në njoftim të Prokurorisë Speciale.
Në mediat lokale në Kosovë, ditë më parë u publikua një video-incizim, ku pretendohej për falsifikim të votave të kandidatëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.
Pas ngritjes së dyshimeve për manipulim të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit, Meliza Haradinaj-Stublla të martën, më 9 mars, dha dorëheqje nga drejtimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe nga funksionet në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Dorëheqja e Haradinaj-Stubllës erdhi një ditë pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) i miratoi si të bazuara disa nga apelet e kandidatëve dhe subjekteve politike, që morën pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.
Një nga apelet kishte të bënte me dyshimet për manipulim të votave me kusht dhe me postë në favor të Haradinaj-Stubllës.
PZAP-ja ka urdhëruar rinumërimin e votave me kusht dhe me postë për kandidatët e AAK-së. Ky proces, që është drejt përfundimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, po mbikëqyret nga hetuesit.
Marrë nga REL.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
IZRAEL- Izraeli ka filluar me vaksinimin e fëmijëve në vend. The Guardian shkruan se deri tani në Izrael 600 fëmijë të moshës 12 deri në 16 vjeç kanë mar...
Bota10 Mars 2021, 17:28
BRAZIL- Një histori sa e dhimbshme aq dhe e çudtishme vjen nga Brazili, ku një pilot mbijetoi për 36 ditë në xhunglën e Amazonës duke ngrënë fruta të egr...
SHBA– Në fillim të marsit 2020, Karen Nascembeni dhe bashkëshorti i saj, Steven Richard, u sëmurën. Mjekët u thanë se ishte infeksion i sinozitit si dhe n...
MALI I ZI- Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka akuzuar Beogradin për përfshirjën e Malit të Zi në projektin “Serbia e Madhe”. Blic shkruan se, G...
MAL I ZI– Qeveria e Malit të Zi sot ka shtrënguar masat anti-COVID, në 11 qytete për shkak të rritjeve të rasteve me koronavirus.Në shtatë ditët e ardhshme, qen...
BRAZIL- Brazili po shkon drejt kolapsit total. BBC shkruan se sistemet shëndetësore në qytetet më të mëdha të Brazilit janë drejt falimentimit si dhe spitalet C...
KOSOVË- Bashkimi Evropian i ka kërkuar Kosovës që të respektojë marrëveshjet e nënshkruara më parë me Serbinë. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një interv...
SHBA-NASA ka shpërndarë disa imazhe të reja nga sonda “Perseverance”, e cila ndodhet me mission në Mars.Sonda “Perseverance” u ul më 18 shkurt në kraterin “Jeze...
ANGLI- Kryeministri britanik, Boris Johnson ka hedhur poshtë pretendimet nga Bashkimi Evropian se Anglia ka ndaluar eksportin e vaksinave anti-Covid drejt Evrop...
Shekuj të kolonializmit europian kanë pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në formësimin e pabarazive brenda dhe midis vendeve, shumë prej të cilave ende nuk jan...