Bota

Vaksina ruse drejt rrugës së aprovimit në Evropë: Sputnik V është një prodhim i mirë

10 Mars 2021, 17:47 Nga DOSJA
Vaksina ruse drejt rrugës së aprovimit në Evropë: Sputnik V

RUSI- Vaksina ruse, Sputnik V duke se është drejt rrugës për të marrë mbështetjen e Bashkimit Evropian. The Guardian shkruan se kjo gjë ka ardhur pasi, Italia do të behët vendi i parë evropian që do e prodhojë, si dhe pas vlerësimit që Kreu i Autoritetit Shëndetësor gjerman, Thomas Mertens i bëri.

Italia pritet që të nisë prodhimin e vaksinës ruse në verë, ndërkohë që Mertens në një intervistë tha se ‘Sputnik V’ është një vaksinë e mirë dhe se duhet të aprovohet edhe në Evropë.

“Sputnik V është një vaksinë e mirë, që me sa duket do të aprovohet edhe në BE në një moment të caktuar. Shkencëtarët rusë janë shumë me përvojë në vaksinat. Sputnik V është një prodhim shumë i zgjuar,” tha ai.

Verën e kaluar, Rusia mori shumë kritina në lidhje me miratimin e vaksinës për përdorim të gjerë vetëm pas dy muajsh testesh. Më parë Sputnik V është dërguar te Autoriteti Evropian i Barnave (EMA) për aprovim, por është refuzuar.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota “sputnik v” thomas mertens vaksina ruse “sputnik v” thomas mertens vaksina ruse

Sondazh

Poll

Bota 10 Mars 2021, 17:28

BRAZIL- Një histori sa e dhimbshme aq dhe e çudtishme vjen nga Brazili, ku një pilot mbijetoi për 36 ditë në xhunglën e Amazonës duke ngrënë fruta të egr...