Bota

Protestat në Greqi/ Arrestohet autori i plagosjes së policit, 30-vjeçari pjesë e ultrasve të Olimpiacos

10 Mars 2021, 18:16 Nga DOSJA
Protestat në Greqi/ Arrestohet autori i plagosjes së policit,

GREQI– Është arrestuar autori i cili plagosi rëndë policin grek gjatë protestave të mbrëmshme në Neo Smyrni.

Ai është një shtetas grek 30 vjeç, i cili vjen nga Iraku. Të njëjtat burime deklarojnë se ky person bën pjesë në shoqatën Olympiacos, dhe në të kaluarën ai është arrestuar për incidente midis tifozëve dhe raste të drogës.

Nga e marta në mbrëmje dhe gjatë episodeve, u theksua nga gazetarët se midis protestuesve ishin një numër i madh huliganësh nga grupe të mobilizuara, por edhe nga mekanizmat vendas të tifozëve. Janë këta huliganë që morën drejtimin në incidente dhe që morën iniciativën kur një pjesë e protestuesve u transferuan për të rrethuar stacionin policor Nea Smyrni.

Nga videoja e postuar nga Zougla, e cila përshkruan të gjitha fazat e sulmit kundër oficerit të policisë, dallohet 30 vjeçari i cili ka tërhequr me forcë efektivin.

Mbi të rëndojnë disa akuza, ku më e rënda është ajo e tentativës për vrasje me dashje, përveç tij në pranga janë vën dhe 15 persona të tjerë.

(d.a/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni protesta ne greqi protesta ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 10 Mars 2021, 17:28

BRAZIL- Një histori sa e dhimbshme aq dhe e çudtishme vjen nga Brazili, ku një pilot mbijetoi për 36 ditë në xhunglën e Amazonës duke ngrënë fruta të egr...