Bota

Mal i Zi shtrëngon masat anti-Covid, për 7 ditë mbyllen qendrat tregtare, parqet dhe mësimi kthehet online

10 Mars 2021, 17:14 Nga DOSJA
Mal i Zi shtrëngon masat anti-Covid, për 7 ditë mbyllen qendrat

MAL I ZI– Qeveria e Malit të Zi sot ka shtrënguar masat anti-COVID, në 11 qytete për shkak të rritjeve të rasteve me koronavirus.

Në shtatë ditët e ardhshme, qendrat tregtare, palestrat dhe parqet do të mbyllen, ndërsa shkollat dhe fakultetet do të kthehen sërish që të bëjnë mësim online.

“Duke nisur nga data 10 mars, do të ndalohet lëvizja jashtë dhe përmes komunave Podgoricë, Budva, Tivat, Herceg Novi, Ulqin, Cetinje, Nikshiq, Pluzine, Tivar, Kotor dhe Pljevlja. Ndërkohë qytetarët shqiptarë dhe ata malazezë nuk kanë nevojë të paraqesin test negativ në kufi, gjatë lëvizjeve tranzit nëpër territoret respektive. Këto masa vlejnë deri në një njoftim të dytë”,– thuhet në njoftimin e Ministrisë shqiptare.

Në këto komuna ndalohet puna e hotelerive si dhe ndalohet ndajla nga territori i komunës.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni igor galic koronavirusi në mal të zi igor galic koronavirusi në mal të zi

Sondazh

Poll