Sport

“Morëm hak kundër hajdutëve! Ronaldo është një derr”, zyrtari i Portos shpërthen ndaj Juventusit pas kualifikimit në

10 Mars 2021, 16:15 Nga DOSJA
“Morëm hak kundër hajdutëve! Ronaldo është

PORTUGALI-Në Portugali ka pasur shumë polemika rreth fjalëve të shprehura në rrjetet sociale nga spikeri dhe njeriu që kujdeset për marrëdhëniet me fansat të Portos, Fernando Saul. Spikeri postoi disa story në Instagram ku ofendoi ashpër Juventusin dhe në veçanti bashkatdhetarin e tij Cristiano Ronaldo.Në detaje, Fernando Saul e përshkroi Juventusin si “hajdutë italianë” dhe ofendoi Cristiano Ronaldon dhe familjen e tij. Fjalët kundër yllit portugez nuk janë të këndshme, në fakt folësi e quajti atë “derr”.

“Ne morëm hak për Bazelin (Juventus mundi Porton në finalen e Kupës së Kupave në 1984) kundër hajdutëve italianë, dhe atë që derri Ronaldo i bëri Dragaos. Çfarë krenarie, ky është Porto. Tani po pres videon e Dolores (nëna e Cristiano Ronaldos) dhe anëtarëve të tjerë të familjes”, mbylli me ironi postimin e tij zyrtari i Portos.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fernando saul juventus porto ronaldo fernando saul juventus porto ronaldo

Sondazh

Poll