Sport

Marash Kumbulla në “tavolinën” e 25 talentëve më të mirë, mbrojtësi shqiptar ndër premtuesit në botë

10 Mars 2021, 15:39 Nga DOSJA
Marash Kumbulla në “tavolinën” e 25 talentëve më

SHQIPËRI-Observatori i futbollit, “CIES” ka publikuar ditën e mërkurë një raport javor me listën e futbollistëve të rinj më premtues, të cilët janë pjesë e kampionateve të ndryshme në botë dhe që i përkasin vitlindjes 2000. Kjo listë është bazuar në minutat e luajtura që futbollistët kanë luajtur në kampionat me klubet e tyre dhe në nivelin e ekipeve ku janë regjistruar lojtarët, që prej datës 1 janar 2020.

Marash Kumbulla, futbollisti i Romës ka marrë vlerësim maksimal dhe renditet në 25 talentët më të mirë në Europë. Vlerësimi që i bëhet lojtarit kuqezi është një lajm i mirë jo vetëm për vetë futbollistin, por edhe për Kombëtaren shqiptare.

Observatori i futbollit “CIES” është një grup kërkimor brenda Qendrës Ndërkombëtare për Studime Sportive, një qendër studimi e pavarur, me seli në Zvicër,  i specializuar në analizën statistikore të futbollit dhe është krijuar në 2005 nga Dr. Raffaele Poli dhe Dr. Loïc Ravenel.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport marash kumbulla roma marash kumbulla roma

Sondazh

Poll