Sport

Shënoi golin e 1000-të në këtë impiant, stadiumi “Maracana” do të mbajë emrin e Pele-s

10 Mars 2021, 10:32 Nga DOSJA
Shënoi golin e 1000-të në këtë impiant, stadiumi

BRAZIL– Stadiumi “Maracana” do të ndryshojë emër dhe do të quhet “Edson Arantes do Nascimento – Rei Pele”. Asambleja legjislative e shtetit të Rio de Janieros ka miratuar projektligjin dhe ndryshimin e emrit të impiantit.

“Maracana” do të mund të mbajë emrin e Peles, ndërsa “Maracanazinho” dhe stadiumi i atletikës Selio Barrios,që janë pjesë e kompleksit sportiv, do të vazhdojnë t’i bëjnë homazh kujtimit të Mario Filho,një prej figurave kryesore të gazetarisë sportive braziliane të viteve 40 dhe 50-të.

Inaguruar më 16 qershor 1950, “Maracana” priti një ditë pas ndeshjes së saj të parë një miqësore mes Rio-s dhe San Paolos fituar 3-1 nga miqtë,ndërsa në vitin 1969 u kthye në skenën e golit të 1000-të shënuar nga Pele gjatë ndeshjes Vasco de Gama-Santos.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport maracana pele maracana pele

Sondazh

Poll