Sport

Në Spanjë vazhdojnë talljet me Kosovën: Nuk ka flamur dhe do luajmë muzikë në vend të himnit tuaj! Federata bën mbledhj

10 Mars 2021, 16:01 Nga DOSJA
Në Spanjë vazhdojnë talljet me Kosovën: Nuk ka flamur dhe do

SPANJË-Federata Spanjolle e Futbollit ka punuar për muaj me Ministrinë e Punëve të Jashtme për organizimin e ndeshjes midis Spanjës dhe Kosovës. Las Rozas dëshiron t’i japë normalitetin e duhur ndeshjes. Ministria e Punëve të Jashtme ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në mënyrë që ekipi kosovar të ketë qasje dhe të luajë në Spanjë.

Megjithatë nuk pritet të jetë e lehtë, Spanja ka thënë se nuk do të respektohet himni i dardanëve, por do të vendoset muzikë në vendin e saj. Njëkohësisht edhe flamuri nuk pritet të gjej vend në stadium për të krijuar një situatë poshtëruese. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Kosovës që ka thënë qartazi se nëse kundërshtari do t’i përmbahet këtyre pikave, atëherë ndeshja nuk do të zhvillohet.

Për këtë situatë të jashtëzakonshme në prag të ndeshjes së marsit, Federata e Futbollit të Spanjës do të mbajë një takim urgjent për të mbërritur në një vendim të ri.Spanjë-Kosovë do të luhet më 31 mars në La Cartuja dhe do të jetë ndeshja e tretë kualifikuese e iberikëve për Kupën e Botës 2022.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kosova spanja kosova spanja

Sondazh

Poll