Sport

Tifozët e Kombëtares apel qeverisë: Na lejoni të mbështesim ekipin e zemrës”

10 Mars 2021, 13:31 Nga DOSJA

TIRANE – Në muajin mars kombëtarja jonë luan tre ndeshje për kualifikueset e Botërorit 2022 dhe tifozët nuk do të munden të jenë të pranishëm në stadium për shkak të masave kufizuese të ndërmarra nga institucionet shëndetësore për mospërhapjen e Covid-19.

Por kjo nuk do të thotë që tifozët të mos e bëjnë një përpjekje. Tifogrupi i kombëtares “Tifozat Kuq e Zi” kanë publikuar një qëndrim të tyre në lidhje me këtë vendim.

Ata i kërkojnë qeverisë të hapë stadiumet dhe Federatës të ushtrojë më shumë presion te qeveria për të kthyer tifozët në stadiume. Shqipëria luan me Anglinë më 28 mars në “Air Albania” dhe me Andorran dhe San Marino ne transfertë.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll