Sport

Çaste terrori për Olsen dhe familjen e tij, “viktimë” e një bande hajdutësh

10 Mars 2021, 10:33 Nga DOSJA

ANGLI – Minuta terrori për Robin Olsen dhe familjen e tij, të cilët janë tmerruar në shtëpinë e tyre në Liverpul, nga hajdutë me një hanxhar. Portieri suedez, ende në pronësi të Romës, ishte në shtëpinë e tij me gruan e tij Mia dhe dy fëmijët (Alicia 5-vjeçare dhe Aleksandri 2-vjeçar), kur banda grabitësve i ka hyrë në shtëpi.

Olsen, aktualisht portier i Evertonit të Carlo Ancelotti, u kërcënua nga një prej kriminelëve me thikë për të dorëzuar para dhe sende me vlerë, ndërsa pjesa tjetër e bandës mbante nën kontroll gruan dhe fëmijët e tij edhe me një hanxhar në sy.

Olsen “i kënaqi” hajdutët, duke u dhënë atyre sende të çmuara dhe një orë me vlerë. Gjithçka ka ndodhur të shtunën në mbrëmje, në shtëpinë e tyre me qira në Hale Barns, Cheshire, një zonë e banuar nga disa futbollistë, por sot është bërë e ditur.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport portieri i evertonit portieri olsen robin olsen viktime e hajduteve portieri i evertonit portieri olsen robin olsen viktime e hajduteve

Sondazh

Poll