Sport

Lamtumira e Champions “trondit” Bursën: në hapje aksionet humbin 6.5%

10 Mars 2021, 10:09 Nga DOSJA
Lamtumira e Champions “trondit” Bursën: në hapje aksionet

ITALI – Juventusi, përveç se u eliminua nga çerekfinalet e Champions League, ka humbur mjaft edhe në tregun e aksioneve. Aksionet e klubit humbën 6.5% në 0.8 euro në shkëmbimet e hershme. Dje, fitorja në kohën shtesë (3-2 ndaj Portos), nuk ishte e mjaftueshme për ekipin e trajnerit Andrea Pirlos për të kaluar në çerekfinale.

Kjo pati një ndikim të menjëhershëm në hapjen e Bursës, duke arritur një minimum prej 0.79, çka do të jetë një ditë për t’u monitoruar për zhvillime të tjera, siç ndodh gjithmonë pas një eliminimi.

Eliminimi nga çerekfinalet e Champions League, do të thotë gjithashtu edhe një humbje prej 10.5 milionë eurosh, e cila me gjasa shkon në rreth 67 milionë të ardhurat për këtë edicion të Champions, nga e cila Juve fitoi vetëm 86.6 milionë euro të ardhura.

Kjo natyrshëm, nuk do të ndikojë pozitivisht në bilancet financiare të Juventusit, në kasafortat e të cilit, nuk do të hymë më të ardhura të reja, për të ngushtuar deficitin prej 113.7 milionësh, të raportuar në gjashtë muajt e fundit të vitit.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bie bursa e juventusit eliminimi i juves nga cerekfinalet fitorja e juvnetusit bie bursa e juventusit eliminimi i juves nga cerekfinalet fitorja e juvnetusit

Sondazh

Poll