Sport

I arrestuar në Bosnje për prostitucion, arbitri që është ende në shqyrtim do të vendosë drejtësi në Manchester United-

10 Mars 2021, 14:35 Nga DOSJA
I arrestuar në Bosnje për prostitucion, arbitri që

ANGLI-Manchester United-Milan është takimi më i rëndësishëm për 1/8-tat e Europa League. Planifikuar për tu zhvilluar në orën 18:55, UEFA ka zbuluar edhe ekipin e arbitrave, që do vendosin drejtësi ditën e enjte. Vlerësimi nga institucioni më i lartë i futbollit duket të jetë i madh sepse është vendosur një arbitër me mjaft eksperiencë.

Bëhet fjalë për sllovenin Slavko Vincic. Slloveni nuk ka asnjë precedent me dy skuadrat, ndërsa stemën e FIFA-s Vincic e ka marrë në vitin 2010.  41-vjecari nga Maribori ka arbitruar 17 ndeshje në takimet me eleminim direkt të Europa League, ndërsa në xhepin e tij ka dalë 76 herë kartoni i verdhë dhe 2 herë i kuqi. Një arbitër që vendos episode të diskutueshme në fushë, por edhe jashtë saj për këtë arbitër.

Në 29 maj të vitit të kaluar, arbitri u kap në flagrancë dhe u arrestua në në Bosnje Hercegovinë së bashku me 9 femra dhe 25 burra me dyshimin për përfshirje në një rrjet prostitucioni. Pozicioni i tij është ende nën shqyrtim dhe nuk ka një vendim pafajësie të formës së prerë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport manchester united milan vincic manchester united milan vincic

Sondazh

Poll