Sport

Ryan Giggs nuk do të drejtojë për tri ndeshje e radhës kombëtaren e Uellsit

10 Mars 2021, 11:05 Nga DOSJA

UELLS – Ryan Giggs nuk do të jetë në stol për tri ndeshjet e radhës të kombëtares së Uellsit. Arrestuar në nëntor, për veprime të pretenduara dhune kundër të dashurës së tij dhe një personi tjetër, trajneri është ndjekur penalisht. Bëhet me dije gjithashtu, se përfaqësuesen e Uellsit, do ta drejtojë përkohësisht Robert Page.

Sot, Federata Uellsiane e Futbollit njoftoi, se me marrëveshje të përbashkët me ish-lojtarin e Manchester United, ky i fundit nuk do ta drejtojë ekipin kundër Belgjikës (24 mars) ose kundër Republikës Çeke (30 mars), dy ndeshje që llogariten për kualifikimet e Kupës së Botës 2022. Sigurisht, që ai nuk do të jetë i pranishëm në krye të pankinës së Uellsit edhe për ndeshjen miqësoren kundër Meksikës më 27 mars.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport miqesorja ndaj meksikes robert page ryan giggs trajneri i uellsit miqesorja ndaj meksikes robert page ryan giggs trajneri i uellsit

Sondazh

Poll