Sport

Juventus, Pirlo: “Kur bën gabime në Champions League, ti i paguan”

10 Mars 2021, 05:58 Nga DOSJA
Juventus, Pirlo: “Kur bën gabime në Champions League, ti i

ITALI – Andrea Pirlo ka komentuar eliminimin zhgënjyes nga Champions League. “Nga ky moment ne largohemi duke e harruar këtë ndeshje, – deklaroi ai. – Ne duhet të mendojmë vetëm për kampionatin, jemi në mars, ka akoma ndeshje dhe duhet të bëjmë më të mirën për t’u ngjitur në renditje”. Për të ardhmen e tij: “Unë jam trajneri i Juventusit për momentin, është vetëm fillimi i një projekti më të madh. Ky është vetëm viti i pare për mua.”

“Ne bëmë katër gabime në dy gara dhe ato na kushtuan kualifikimin. Në Champions League këto gabime nuk janë të pranueshme, – ka komentuar trajneri, në “Juventus Channel”. – Djemtë bënë çmos, por fatkeqësisht nuk mjaftoi. Kemi bërë një ndeshje të keqe në Porto dhe këtu e kemi filluar keq. Dhe kur i bën këto gabime dhe pëson katër gola, është e vështirë të kualifikohesh. Jemi në mars, duhet të mendojmë vetem për kampionatin, duke u përpjekur të harrojmë atë që ndodhi, sepse ka ende kohë për t’u rikuperuar. Kieza po luan shumë mirë, edhe në fazën e realizimit, më vjen keq për të dhe për të gjithë ekipin, sepse donim të shkonim përpara me çdo kusht në Champions”.

Pirlo e analizon në këtë mënyrë ndeshje. “Ne nuk gabuam kur ishim në epërsi numerike, sepse e vetmja zgjidhje që mund të zbatonim, ishte t’i zgjeronim sa më shumë që të ishte e mundur. Të bënim që topi të qarkullonte mirë nga njëra anë në tjetrën, duke mos iu dhënë mundësi që ata të kishin 5-6 lojtarë në vijën mbrojtëse. Kështu që ne u përpoqëm t’i hapim, nga njëra anë në tjetrën, dhe golat më pas erdhën me këto veprime”.

“Sonte patëm një fillim të mirë, me Morata mund të kishim kaluar në avantazh menjëherë. Pastaj një episod në zone, na kushtoi penalltinë që ndryshoi ndeshjen. Në pjesën e dytë bëmë lojën që duhej, edhe falë epërsisë numerike. Ndodh, që ndonjëherë të mos i qasemi në mënyrën më të mirë të mundshme, por sonte patëm një fillim më të mirë se ata. Nëse arrini ta zhbllokonin rezultatin pas 2-3 minutash, gara do të ndryshonte”.

Goditja e lirë e Sergio Oliveira ishte vendimtare, një përzierje gabimesh midis mbrojtësve dhe portierit. “Ne i zgjedhim lojtarët e murit, nuk kishte ndodhur kurrë që ata të ktheheshin. Ata nuk duhej të reagonin ashtu. Një gabim u bë dhe në Champions League ju paguani për gabimet që bëni”.

Tani t’i drejtohemi kampionatit. “Ka ndeshje dhe ndeshje, momente dhe momente. Për mua është hera e parë si trajner dhe është me të vërtetë keq. Por tani duhet të vazhdojmë të punojmë sepse jemi në mars. Ne kemi lojtarë të rinj që po e rrisin lojën pas çdo ndeshje. Nuk është e lehtë për të luajtur këto ndeshje, por Juventus ka lojtarë të rinj që luajtën me dëshirë dhe vetëmohim. Ne nuk mund t’u themi asgjë atyre, ata dhanë gjithçka.”

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport andrea piroli juventus kampionati ndeshja ndaj portos trajneri i bardhezinjve andrea piroli juventus kampionati ndeshja ndaj portos trajneri i bardhezinjve

Sondazh

Poll