Sport

Capello: Ronaldo pati frikë nga topi dhe e la të kalojë

10 Mars 2021, 09:09 Nga DOSJA

ITALI – Nuk është kapërdirë aspak mirënë Itali eliminimi i Juventusit nga Champions League. Sigurisht që kritikat kryesore vec trajnerit kanë rënë edhe tek lideri i kësaj skuadre Cristiano Ronaldo.

Në një ndeshje drithëruese në 1/8 e finales në Torino, Porto ia doli ta eliminoi kampionin italian megjithëse luajti me një lojtar më pak për më shumë se një orë, falë golave si mysafir, pasi rezultati i përgjithshëm ishte 4:4.

Fabio Capello, Alessandro Del Piero dhe Paolo Condo e kritikuar Ronaldon, njeriun që Juventusi e solli me shumë bujë para tri vjetëve për t’ia fituar trofeun e shumëkërkuar evropian, për dështimin e sivjetshëm. Sipas Capellos, Ronaldo kishte frikë se do goditej nga topi dhe e lejoi topin t’i kalojë nën këmbë para se të përfundonte në rrjetë.

“Ronaldo kërceu dhe e ktheu shpinën. Kushdo që vendoset në murin mbrojtës nuk duhet të frikësohet se topi do ta godasë. Është gabim i pafalshëm dhe nuk mund të arsyetohet”, tha Capello.

Ndërsa, legjenda e Juventusit Del Piero ishte më i butë me portugezin. “Ronaldo ka përgjegjësi, natyrisht. Ai nuk pati shumë raste shënimi, por e humbi një mundësi të mirë me kokë nga një pozitë prej të cilës ai shënon gjithmonë. Ai nuk mund të jetë fajtori i vetëm i dështimit të Juves. Juventusi luajti me një lojtar më shumë për më shumë se një orë”.

Gazetari Paolo Condo, i cili ishte në panelin e njëjtë me Capellon dhe Del Pieron, ishte i drejtpërdrejt. “Cristianon e blenë për të garuar në nivelin më të lartë në Ligën e Kampionëve. Në dy sezonet e kaluara ekipi dështoi, këtë herë dështoi edhe Ronaldo. Para ndeshjes e pyeta Paraticin për rinovimin e tij, mendoj se në këtë çast ai do të ma jepte një përgjigje negative”.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll