Sport

Robinho i dënuar me 9 vite burg, arsyet e dënimit: “Përdhunim brutal”

10 Mars 2021, 07:13 Nga DOSJA
Robinho i dënuar me 9 vite burg, arsyet e dënimit:

ITALI – Gjykata e Apelit në Milano, ka zbardhur arsyet e vendimit, i cili në dhjetor konfirmoi dënimet me 9 vjet burg për Robinho dhe një mikun e tij, Ricardo Falco, për dhunë seksuale në grup, ndaj një vajze me orgjinë shqiptare në vitin 2013. Më atë kohë, futbollisti që mbante veshur fanellën e Milanit, ishte 23 vjeç dhe me bashkëpunëtorët e tij kanë treguar “përbuzje të veçantë” për “viktimën që u poshtërua barbarisht”.

Grupi gjithashtu “menjëherë u përpoq të devijonte hetimin duke u ofruar hetuesve një version të rremë dhe të rënë dakord më parë të fakteve”. Gjykata e ka pranoi kërkesën për konfirmimin e dënimeve “Provat e ilustruara, – shkruhet në vendimin e gjykatës, – demonstron pa dyshim gjendjen e pavetëdijës totale të personit të dëmtuar”.

Sipas hetimeve, braziliani dhe 4 bashkëpunëtorët e tij, në mbrëmjen e 22 janarit 2013, e kishin bërë vajzën të pinte deri në pikën, që ajo të ishte pa ndjenja dhe pastaj ata e kanë përdhunuar atë në një gardërobë të një klubi nate, ku e reja me origjinë shqiptare kishte shkuar për të festuar ditëlindjen saj.

Hipotezat e akuzës u konfirmuan nga Gjykata e Apelit të Milanos. Të dy “dhunuesit” u dënuan gjithashtu të paguanin 60 mijë euro bashkërisht për viktimën. Ankimi i mbrojtjes, tani mund të bëhet në Gjykatën e Lartë italiane, ndërkohë që Robinho, i cili nuk u arrestua kurrë për këtë çështje, mbetet në Brazil në pritje të një dënimi përfundimtar.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gjykata e apelit te milanos ish-sulmuesi i milanit perdhunuan nje vajze me origjine shqiptare robinho sulmuesi brazilian zbardhet vendimi gjykata e apelit te milanos ish-sulmuesi i milanit perdhunuan nje vajze me origjine shqiptare robinho sulmuesi brazilian zbardhet vendimi

Sondazh

Poll