Sport

Haaland në historinë e Champions League: Më i riu që ka shënuar 20 gola!

10 Mars 2021, 06:37 Nga DOSJA

GJERMANI – Pavarësisht, se 21 vitet nuk i ka mbushur akoma (në korrik), Erling Haaland tashmë llogaritet në mesin e sulmuesve më të mirë në botë dhe vazhdon të rregjistrojë rekorde.

Norvegjezi i Borusia Dortmund ishte përcaktues në ndeshjen ndaj Seviljes, dopieda në barazimin kundër spanjollëve e bëri atë, të vendosë një rekord të ri. Ai u bë lojtari më i ri që ka arritur të shënojë 20 gola në Champions League në vetëm 14 ndeshje!

Haaland përmirësoi rekordin e Harry Kane, i cili kishte arritur të shënonte 20 gola në 24 ndeshje të zhvilluara në Champions League (Del Piero 26, Van Nilstelroy 27, Filippo Inzaghi 28).

Ky rekord u arrit u arrit në një ndeshje të veçantë për Haaland. Në minutën e 35-të të ndeshjes ndaj Seviljes, ai shënoi golin e parë, ndërsa në minutën e 54-t nga pika e penalltisë realizoi dopiedën, e cila e bërë 20-vjeçarin norvegjez të arrinte rekordin e ri të 20 golave të shënuar në 14 ndeshje të luajtura në Champions League.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport borussia dortmund dopieda kunder seviljes haaland sulmuesi norvegjez borussia dortmund dopieda kunder seviljes haaland sulmuesi norvegjez

Sondazh

Poll