Bota

Isa Mustafa flet për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së: Është shumë me rëndësi përzgjedhja për atë post

10 Mars 2021, 13:18 Nga DOSJA
Isa Mustafa flet për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së:

KOSOVË-Kryetari në dorëheqje i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur në lidhje me kryetarin e ri të LDK-së dhe fuqizimin e partisë së tij.

“Kosova ka nevojë për një parti shtetformuese, si LDK-ja. Prandaj LDK do të rikthehet fuqishëm. Asnjë frymë e as parti e konjukturave nuk e zëvendëson një parti shtetformuese, siç eshte LDK. Popullizmi nuk mund të jetë substitut i shtetformimit”, tha Mustafa.

Gjithashtu, ai ka thënë se është shumë e rëndësishme se kush do të zgjidhet kryetar i ri. Sipas tij demokracia e brendshme dhe solidariteti partiak është vlerë që e dallon LDK-në nga partitë e tjera.

“Vlerësoj se është shumë e rëndësishme kush do të jetë në krye të LDK-së. Por mbi të gjitha është uniteti dhe fryma fundamentale e LDK-së, demokracia e brendshme dhe solidariteti partiak. Janë këto vlera që e dallojnë LDK-në nga partitë e tjera”, tha Mustafa.

Isa Mustafa dha kryesia e tij dha dorëheqje, pas rezultatit të ulët në zgjedhjet në 14 shkurtit. Deri më tani, kandidaturat zyrtare për ta zëvendësuar janë: Anton Quni, Lumir Abdixhiku dhe Lutfi Haziri.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora doreheqja e isa mustafes isa mustafa doreheqja e isa mustafes isa mustafa

Sondazh

Poll