Bota

STUDIMI/ Mutacioni anglez i Covid-19 është më vdekjeprurës sesa variantet e tjera

10 Mars 2021, 11:56 Nga DOSJA
STUDIMI/ Mutacioni anglez i Covid-19 është më vdekjeprurës

BOTË-Varianti britanik i Covid-19 është midis 30% dhe 100% më vdekjeprurës sesa llojet e mëparshme.

Sipas TheGuardian, në një studim është krahasuar niveli i vdekjeve midis njerëzve në Britani të infektuar me variantin e ri SARS-CoV-2, i njohur si B.1.1.7 dhe personave me llojet e tjera të virusit. Në përfundim shkencëtarët kanë thënë se varianti i ri ka sjell vdekshmëri më të lartë.

Varianti B.1.1.7 u zbulua për herë të parë në Britani në shtator të vitit 2020 dhe që atëherë është gjetur në më shumë se 100 vende.

Ajo ka 23 mutacione në kodin e saj gjenetik një numër relativisht i lartë dhe disa prej tyre e kanë bërë atë shumë më të aftë të përhapet. Shkencëtarët britanikë thonë se është rreth 40% -70% më e transmetueshme sesa variantet e tjera.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mutracioni i covid-19 mutracioni i covid-19

Sondazh

Poll