Bota

Greqia do të hap dyert për turistët më 14 maj, ministri: Do funksionoj me rregulla dhe protokolle

10 Mars 2021, 12:26 Nga DOSJA
Greqia do të hap dyert për turistët më 14 maj, ministri: Do

GREQI-Greqia do të rihap dyert për turizmin më 14 maj. Lajmi është bërë i ditur, nga Ministri grek i turizmit Haris Theoharis, i cili ka thënë që të gjithë turistët do të lejohen të hyjnë në Greqi.

Por, ka shtuar se kjo do të bëhet në bazë të rregullave specifike, ata që nuk kanë bërë vaksinën, duhet të kenë një test negative të Covid-19.

“Ne synojmë të hapim turizmin deri më 14 maj me rregulla specifike dhe protokolle të azhurnuara. Deri atëherë, ne gradualisht do të heqim kufizimet nëse lejojnë kushtet. Ne po i afrohemi daljes nga ky tunel i errët falë fuqisë së shpirtit njerëzor dhe përparimit të shkencës. Ju lutem më lejoni të theksoj se asnjë imazh nuk mund të portretizojë më mirë kthimin në normalitetin e turizmit sesa buzëqeshja greke, peizazhi grek, mikpritja greke,”-ka thënë ai.

Që prej fillimit të pandemisë në Greqi janë shënuar 209,462 persona të infektuar dhe kanë ndërruar jetë 6,843 pacientë.

(k,a/ dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni greqi greqi

Sondazh

Poll