Bota

Zgjedhjet në Kosovë/ Arrestohen dy persona, dyshohen se kanë keqpërdorur detyrën për sigurimin e votave

10 Mars 2021, 10:48 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kosovë/ Arrestohen dy persona, dyshohen se kanë

KOSOVË-Prokuroria Speciale e Kosovës, ka arrestuar dy person me iniciale A,K dhe S,M, me akuzën e keqpërdorimit të detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve.

Po ashtu, sipas Gazeta Express, në njoftimin e Prokurorisë thuhet se do të kërkohet masa e paraburgimit. Hetimet e Prokurorisë në lidhje me këtë rast janë duke vijuar.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin se gjatë ditës së djeshme (09 mars 2021), ka ndaluar dy persona me inicialet A.K dhe S.M, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve”, nga neni 211 dhe “Dhënia apo marrja e ryshfetit në lidhje me votimin. Gjithashtu, ju njoftojmë se Prokuroria Speciale është duke vazhduar hetimet lidhur me këtë rast,”-thuhet në njoftim.

Hetimet kanë nisur pas disa akuzave të ngritura nga disa kandidatë për deputetë nga parti të ndryshme, të cilët kanë thënë se ka ndodhur vjedhje e votave brenda partive. Me vendim të PZAP-së ka filluar rinumërimi i votave në 134 qendra votimi, nën vëzhgimin e prokurorëve.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora kosove zgjedhjet ne kosove kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll