Bota

Dyshohen për prostitucion, arrestohen 4 persona ne Prishtinë, tre prej tyre janë vajza

10 Mars 2021, 11:38 Nga DOSJA
Dyshohen për prostitucion, arrestohen 4 persona ne Prishtinë, tre prej

KOSOVË-Katër persona janë arrestuar në Prishtinën, pasi dyshohen për kryerjen e veprës penale “Mundësim apo detyrim në prostitucion”.

Sipas Gazeta Express, lajmi është konfirmuar në një njoftim nga policia e Kosovës. Në njoftim ndër të tjera bëhet e ditur se arrestimi është kryer në Rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë dhe në pranga janë vendosur tri vajza dhe një djalë. Sipas vendimit të Prokurorit dy prej tyre janë mbajtur në komisariat, ndërsa të tjerët janë liruar.

“Rr. Ahmet Krasniqi- Prishtinë, 09.03.2021 – 17:40. Janë arrestuar tri femra dhe një mashkull kosovar nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur. Gjatë kontrollit të tyre janë gjetur dhe konfiskuar një sprey, një boks hekuri, një thikë, 100 euro dhe katër telefona. Me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt,”-thuhet në njoftim.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora arrestohen kater persona ne kosove kosove arrestohen kater persona ne kosove kosove

Sondazh

Poll