Bota

Komandanti ushtarak amerikan shprehet i shqetësuar: Kina do ta pushtojë Tajvanin brenda 6 viteve të ardhshme

10 Mars 2021, 11:09 Nga DOSJA
Komandanti ushtarak amerikan shprehet i shqetësuar: Kina do ta

PEKIN-Kina mund të pushtojë Tajvanin brenda gjashtë viteve të ardhshme , pasi Pekini po përshpejton procesin për të zëvendësuar fuqinë ushtarake amerikane në Azi, ka paralajmëruar një komandant i lartë amerikan.

Tajvani një vend demokratik dhe i vetë-qeverisur jeton nën kërcënimin e vazhdueshëm të pushtimit nga Kina, udhëheqësit e së cilës e shohin ishullin si pjesë të territorit të tyre dhe janë zotuar se një ditë do ta marrin sërish.

Unë shqetësohem se Kina po përshpejtojnë ambiciet e tyre për të zëvendësuar Shtetet e Bashkuara dhe rolin tonë udhëheqës në rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla … deri në vitin 2050. Tajvani është qartë një nga ambiciet e tyre para kësaj. Dhe unë mendoj se pushtimi do të ndodh brenda një dekade në të vërtetë, në gjashtë vitet e ardhshme, “ -tha oficeri i lartë ushtarak i Uashingtonit në Azi-Paqësor, Admirali Philip Davidson.

Tajvani u nda nga Kina kontinentale në fund të një lufte civile në 1949. Partia Komuniste Kineze në Pekin nuk ka qeverisur kurrë Tajvanin por e konsideron atë një pjesë të Kinës që do të rimarrë me forcë nëse është e nevojshme. Udhëheqja e Tajvanit dhe një shumicë në rritje e popullsisë së saj hedhin poshtë idenë se vendi është pjesë e Kinës dhe tensionet kanë qenë të larta që kur Pekini ndërpreu kontaktet zyrtare me Tajvanin pas zgjedhjeve të vitit 2016 të udhëheqësit të tij aktual, Tsai Ing-ëen.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kina pushton tajvanin kina-tajvani kina pushton tajvanin kina-tajvani

Sondazh

Poll