Bota

Rusia ka në plan të prodhojë 10 mln doza të vaksinës Sputnik V në Itali

10 Mars 2021, 12:47 Nga DOSJA
Rusia ka në plan të prodhojë 10 mln doza të vaksinës

ITALI-Rusia ka nënshkruar një marrëveshje për të prodhuar vaksinën e saj anti-Covid, Sputnik V në Itali, e cila ka shënuar dhe kontratën e parë në Bashkimin Evropian.

Sipas mediave të huaja, dhoma e Tregtisë italo-ruse zbuloj se marrëveshja nënkupton krijimin e impiantit të parë të prodhimit në Evropës të Sputnik V, i cili shpresohet të fillojë punën deri në korrik dhe të bëjë 10 milion doza këtë vit.

“Procesi inovativ i prodhimit do të ndihmojë në krijimin e vendeve të reja të punës dhe do të lejojë Italinë të kontrollojë të gjithë prodhimin e kompleksit,”-thuhet në deklaratën e autoriteteve.

Marrëveshja do të ketë nevojë për miratim nga rregullatorët italianë para se të fillojë prodhimi. Autoritetet ruse po punojnë për 20 bashkëpunime të ngjashme në Evropë, deri më tani vaksina Sputnik V është regjistruar në 45 kombe në mbarë botën.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni itali marreveshja itali-rusi itali marreveshja itali-rusi

Sondazh

Poll